Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Prokuroria e Gjakovës ka filluar hetimet për identifikimin e verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka mbajtur takim me prokurorët e kësaj prokurori ku ka caktuar dy prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime. Kryeprokurori Selimaj, ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës.

Po ashtu, Prokuroria e Gjakovës në koordinim të plotë me njësinë e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Gjakovë, ka filluar hetimet paraprake për identifikimin dhe verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë dhe akterët e tjerë të përfshirë në procesin e rekrutimit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumentit”,  “mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …