Nga publikimi i dosjeve që të martën kanë arritur në zyrat e OVL-së së UÇK-së, u tha se në to paraqiteshin draft-aktakuza për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndërkohë që Prokuroria e Gjykatës Speciale thonë se deri më tani asnjë aktakuzë nuk është publike, dhe se deri në momentin e publikimit ato do të mbesin sekrete. Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, e deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike. Rregulli 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedurë. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, deklaroi Michael Doyle.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …