Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, ka bërë me dije se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Këta katër krerë të UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e pa bazuara, të fabrikuara dhe të pafaktuara. Prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë thënë se pajtohen që procesi gjyqësor të nisë më 3 prill. Prokuroria ka njoftuar se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor. Mbrojtja, në anën tjetër, ka kërkuar që procesi të mos zgjasë pafund dhe i ka kërkuar gjykatës që të shkurtojë kohën e paraqitjes së provave nga Prokuroria.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …