Prokuroria e Gjykatës Speciale dje ka ndaluar dhe ka marrë në pyetje ish-komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku

Hetuesit e  Prokurorisë së Gjykatës Speciale kanë ndaluar dhe kanë marrë në pyetje ish-Komandantin e Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës,  Sami Lushtaku. Fillimisht ishte dërguar  në bazën e EULEX-it në Prishtinë. Lajmin e  ka konfirmuar për mediet, Mergim Sami Lushtaku, deputet i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës. Aksioni për ndalimin e Sami Lushtakun është  aksion në vazhdim të fushatës  pas bastisjes së shtëpisë së ish Komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe konfiskimit të telefonit të Hajredin Kuçit. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, dje ka përfunduar deklarimin e tij në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë. Avokati i tij Artan Çerkini, para gazetarëve ka deklaruar se Lushtakut iu ka konfiskuar telefoni, por ky veprim bie ndesh me ligjin, pasi  Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka saktësuar avokati, Artan Çerkimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …