Prokuroria e Gjykatës Speciale ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende, ku pretendohet të jenë kryer krimet. Këto informacione janë bërë të ditura në konferencën e sotme përgatitore për këtë proces gjyqësor. Datë të saktë për nisjen e procesit gjyqësor nuk ka ende, ndonëse zyrtarë të Gjykatës kanë përmendur me raste fillimin e marsit apo në muajin prill kur bëhen dy vjet e gjysmë nga arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Hshim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …