Prokuroria e Gjykatës Speciale ka dorëzuar listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmin e ka bërë me dije shefja për Informim dhe Komunikim me Publikun e kësaj gjykate, Angela Griep, e cila tha se më 28 qershor Prokuroria dorëzoi listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët. Ajo ka sqaruar se lista përmban edhe dëshmitarë rezervë. Duke sqaruar se prokuroria ka zvogëluar kohën e parashikuar që duhet për të marrë në pyetje tetë prej këtyre dëshmitarëve. Emrat e dëshmitarëve janë dorëzuar si pjesë e një shtojce konfidenciale”, ka deklaruar ajo. Më tutje, ajo ka njoftuar se seancat gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së do të fillojnë javën e ardhshme, nga 9 korriku. Në këtë komunikim, Griep ka informuar edhe për çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës, ku gjatë kësaj jave ishin intervistuar dy ekspertë mjeko-ligjor. Dëshmitarëve i ka drejtuar pyetje prokuroria, mbrojtja, mbrojtësi i viktimave dhe gjykatësit”, është shprehur ajo. Për seancat në çështjen Shala, ajo ka bërë me dije se priten të rifillojnë më 21 gusht 2023 në orën 09:30. Griep ka informuar se pas dëshmisë së dëshmitarit të fundit, prokuroria pritet të përfundojë paraqitjen e provave të veta.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …