Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ftuar për ta intervistuar ish të burgosurin politik të viteve 80-të dhe luftëtarin e lirisë, Zijadin Hoxha me vendbanim në Prishtinë. Zijadini gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në njësitet ushtarake të UÇK-së në Shqipëri, ku ka vepruar në mobilizimin dhe stërvitjen e luftëtarëve të lirisë deri në fund të luftës. Ai i ka bërë të ditur Radios-Kosova e Lirë se përmes telefonit e ka ftuar për bisedë një hetues çek. Prokuroria e Gjykatës Speciale kohëve të fundit sërish ka intensifikuar procesin e hetimeve, ndërkohë që ka bërë të ditur se së shpejti do të ngrehë edhe aktakuzat e para kundër luftëtarëve të lirisë së Kosovës, të akuzuar për gjoja krime lufte gjatë viteve 1998-2ooo, duke u mbështetur në dosjet e Ministrissë së Drejtësisë së Serbisë gjatë kohës së regjimit të kryekriminelit serb, Milosheviq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …