Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka ftuar në hetime ish-pjesëtarin eUshtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit për gjoja krime lufte. Lajmin e ka kumtuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, i cili thotë se edhe Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin të pafajshëm. Ditë më parë Prokuroria e Gjykatës Speciale kishte ftuar në hetime edhe ish pjesëtarin e UÇK-së, Sadri Selimi, ndërsa dje ka ftuar Komandantin e Zonës Operative të Llapit, gjatë luftës, Latif Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …