leoni

Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ngritur një aktakuzë të re kundër Hashim Thaçi dhe tre bashkëluftëtarëve të tij

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ngritur një aktakuzë të re kundër Hashim Thaçi dhe tre bashkëluftëtarëve të tij. Sipas dokumenteve të kryeprokurores Kimberly West, dëshmitarët që pretendohet të jenë “ndikuar” janë Bislim Zyrapi (dëshmitari nr. 2) dhe Rrustem Mustafa – Remi (dëshmitari nr. 1). Prokuroria thotë se Thaçi ka diskutuar për dëshmitarët me Hajredin Kuçin më 3 shtator 2023, ndërsa më 9 shtator ka udhëzuar Bashkim Smakajn, Blerim Shalën dhe Artan Behramin për mënyrën se si dëshmitari nr. 2 duhet të dëshmonte. Pretendohet se Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, do të pyetej për çështje specifike, të cilat u gjetën të detajuara në një dokument të sekuestruar nga vetura e Bashkim Smakajt gjatë një bastisjeje më 30 tetor 2023. Ndërkohë, Fadil Fazliu dhe djali i tij, Fahri Fazliu, janë akuzuar për takime të përsëritura me dëshmitarin tjetër, Rrustem Mustafën, gjatë muajve qershor korrik 2023. Sipas Prokurorisë, lidhje të ngjashme me Mustafën ka pasur edhe Bashkim Smakaj. Nga aktakuza përmenden gjithashtu dëshmitarët nr. 4 dhe 6, ndërsa dëshmitari i mbrojtur i përmendur si “dëshmitari nr. 6” pretendohet të jetë ekspozuar pa autorizim te Isni Kilaj. Prokuroria zbuloi prova inkriminuese në facbook-un e Kilajt, që forcojnë akuzat ndaj tij dhe krijojnë bazë për dyshime shtesë. Prokurorja, Kimberly West ka kërkuar arrestimin e Kilajt, Fazliut dhe Smakajt, si dhe bastisjen e dyfishtë në shtëpitë e tyre dhe atë të Hajredin Kuçit, përpara konfirmimit të aktakuzës më 29 nëntor. ‘betimi në drejtësi’

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka reaguar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili …