Salih Mustafa

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka përfunduar paraqitjen e provave në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Prokuroria  e Gjykatës Speciale ka përfunduar paraqitjen e provave në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Ndërkohë mbrojtja është urdhëruar te dorëzojë listën e provave dhe të dëshmitarëve deri më 11 shkurt, nëse e synon paraqitjen e provave. Më 4 shkurt, Zyra e Prokurorit të Specializuar i dha fund paraqitjes së provave të saj në çështjen gjyqësore të Salih Mustafës”, thuhet në njoftim. Ditë më parë në konferencën e rregullt të Gjykatës zëdhënësja,  Angela Griep ka thënë se më 11 shkurt mbrojtja dhe mbrojtësja e viktimave do të dorëzojnë listat e tyre përkatëse të dëshmitarëve dhe provave materiale. Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë te mbrojtur të prokurorisë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Ndërsa në seanca të hapura, të ftuar nga ZPS, kanë dëshmuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Sopi, Sejdi Veseli e Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …