Prokuroria e Gjykatës Speciale i ka dorëzuar një kërkesë trupit gjykues, në Hagë, që t’i pranojë dëshmitë e gjashtë dëshmitarëve, të cilët kanë vdekur ose që janë të sëmurë dhe nuk mund të dëshmojnë në Hagë. Disa prej këtyre dëshmitarëve janë serbë, e disa të tjerë shqiptarë. Në disa raste, dëshmitë që Prokuroria kërkon të pranohen janë atë të institucioneve të drejtësisë në Beograd. Në mesin e qershorit të vitit 1999, një serb nga Prizreni pretendon se e kanë ndaluar e rrahur pjesëtarët e UÇK-së. Ai ndodhinë e kishte rrëfyer tek autoritetet serbe në vitin 2002, të cilat më pas janë përdorur, kur dëshmitari u mor në pyetje nga Task Forca Hetimore. Dëshmitari tanimë ka vdekur dhe Prokuroria kërkon që dëshmia e tij të merret parasysh gjatë procesit. Një tjetër serb që ka ndërruar jetë, kishte dhënë dëshmi për disa pretendime për krime lufte në fshatin, Zoçisht. Prokuroria ka kërkuar që të merren parasysh deklaratat që dëshmitari i kishte dhënë në Tribunalin e Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …