Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale ka kërkuar leje për të ndryshuar aktakuzën për të hequr pretendimet e krimeve të kryera kundër së paku një viktime rreth vitit 1999 në një shtëpi në apo rreth Ferizajt, në rastin e pretenduar penal kundër kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Sipas shkresës, Zyra së fundi mori një vendim përfundimtar që të mos mbështetet në dëshmitë dhe konsideron se tani nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt. Më tej thuhet se nga vetë natyra e tyre dhe në këtë fazë të procedimit, ndryshimet e kërkuara nuk paragjykojnë ose nuk janë në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarit dhe duhet të aprovohen. Duke vënë në dukje afatin e 30 shtatorit 2022 për ngritjen e një aktakuze të ndryshuar, Zyra kërkon, në interes të efikasitetit, një orar të përshpejtuar të informimit për të mundësuar ngritjen e një aktakuze të ndryshuar që përfshin gjithashtu çdo ndryshim të autorizuar si rezultat i kësaj kërkese”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …