Ministria e Drejtësisë pranon kërkesat për pagesën e avokatëve të akuzuarve nga Specialja

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, duhet të deklarohet lidhur me aktakuzën kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, përfundimisht duhet të deklarohet nëse aktakuza kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo është hedhur poshtë. Megjithatë, sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana të jashtëzakonshme – nëse një prokuror i specializuar paraqet arsye të vlefshme përpara se të konfirmohet aktakuza – mund të lëshojë urdhër të përkohshëm për moszbulimin e aktakuzës para publikut, “për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, ose për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër në procedurë, ose trazirat shoqërore”. “Në çdo rast, aktakuza do t’i zbulohet publikut, me ndryshime të mundshme nëse është e nevojshme, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit përpara gjykatës”, thuhet në nenin 88 të kësaj Rregulloreje.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …