Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, sot në mëngjes ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë. Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit. Lajmin e ka bërë të ditur, avokati i familjes, Artan Qerkini. Lidhur me këtë bastisje të shëmtuar ka reaguar edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai ka shkruar se Zyra e Prokurorit, në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdon me filmat e saj. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. Ata kanë vepruar në mënyrë të shëmtuar, pasi Kosova nuk është shtet serioz, ka saktësua, Faton Klinaku në një postim të tij.
