leoni

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, njoftoi se pas 4 prillit nuk do të thërrasë asnjë dëshmitar në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale në Hagë, njoftoi se pas 4 prillit nuk do të thërrasë asnjë dëshmitar në gjykimin kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit Lajmin e ka  bërë  e ditur, prokurori Matt Halling në konferencën për ecurinë e çështjes në këtë rast. Ai tha se 4 prilli është data e fundit e parashikuar. Nuk do thërrasim asnjë dëshmitar pas kësaj date. Brenda 15 prillit do të dorëzojmë mocionet e fundit me shkrim, provat jo gojore. Kjo është data që planifikojmë. Ndërsa, prokurori Xhejms  Pejs njoftoi se për javën tjetër i kanë dy dëshmitarë për t’u marrë në pyetje. Ai tha se për muajin mars e kanë një dëshmitar që do ta thërrasin. Kurse, shtoi se do të japin përditësime për dëshmitarët të tjerë që janë planifikuar për mars sapo të kenë përditësimet ata vetë. Prokurori Pejs tha se kanë mbetur vetëm 20 dëshmitarë që disa prej tyre do të kërkohet që të trajtohen sipas Rregullores. Tre të akuzuarit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi  janë të pranishëm në sallën e gjyqit përmes video-lidhjes, ndërsa Hashim Thaçi nuk është i pranishëm, ai edhe dje kishte munguar për arsye shëndetësore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Kosova mund të padisë Serbinë për gjenocid përmes një shteti tjetër

Në Konferencën Ndërkombëtare të Institutit për Krime Lufte në Kosovë, Nevenka Tromp, hulumtuese në Tribunalin …