Prokuroria e Gjykatës Speciale pretendon ta përfundojë paraqitjen e provave kundër ish-krerëve të UÇK-së deri më 15 prill 2025

Prokuroria e Gjykatës  Speciale në Hagë, ka njoftuar se do ta përfundojë paraqitjen e provave dhe dëshmive në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, deri më 15 prill të vitit 2025. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryegjyqtari i trupit gjykues, duke theksuar se gjykimi pritet të zgjasë deri në 60 ditë të tjera. Sipas kryegjyqtarit Smith, qëllimi është që të përfundohet me paraqitjen e provave dhe dëshmive të Prokurorisë deri në mes të prillit të vitit të ardhshëm. Këta ish-udhëheqës të lartë të Kosovës gjatë dhe pas luftës përballen me akuza të përbashkëta për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë mohuar

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …