Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar nga trupi gjykues, në Hagë, që ta paralajmërojë me vërejtje, Dastid Pallaskën, anëtar i mbrojtjes së Hashim Thaçit, për gjoja gjuhën që ka përdorur ai në një emision televiziv. Në kërkesën e Zyrës së Prokurorit thuhet se Kodi i Sjelljes parashikon që avokati dhe prokurorët nuk duhet të bëjnë me vetëdije deklarata në rrjete sociale, për shtypin ose publikun, të cilat janë të rreme ose shpifëse, ose të zbulojnë informacione konfidenciale. Zyra e Prokurorit ka përmendur një intervistë të Pallaskës më 13 prill 2023 në RTK, duke komentuar se ai me vetëdije ka bërë deklarata të rrejshme. Pallaska në RTK ka thënë edhe se “e gjithë UÇK-ja po gjykohet, me qëllimin që ta deklarojë Kosovën një shtet kriminal”. Mes tjerash, ai ka folur edhe për artikujt e mediave, të cilët po përdorën si prova nga Zyra e Prokurorisë. Prokuroria e gjykatës Speciale shkon aq larg sa pretendon ta shtrijë autoritetin edhe te pala mbrojtëse, e cila, në asnjë mënyrë nuk guxon të bie nën ndikimin e Prokurorisë, meqë është palë mbrojtëse e të akuzuarve dhe jo palë të dëmin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …