Në Hagë është mbajtur seanca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në fillim të seancës Prokurorja e çështjes, ka folur rreth materialeve dhe dokumenteve që janë duke u punuar. Prokurorja tutje ka thënë se kanë shumë dëshmitarë, por që tha se nuk është e përcaktuar nëse do t’i përdorim të gjithë këta persona në gjyq. Mirëpo ajo shoti se shumica prej tyre do të përdoren në gjyq. “Mbrojtja e Thaçit thotë se disa prova dhe dëshmitarë gjatë intervistave nuk janë bërë të ditur, kjo është e vërtetë. Dokumentet tjera që mund të kenë treguar dëshmitarët gjatë intervistave do të bëhen të ditura. Lidhja e dokumenteve me dëshmitarët është një proces që do të bëhet gradualisht. Lidhur me parashtrimet për fushat përkatëse jam përgjigjur në konferencën e mëparshme”, tha ajo
