Prokuroria e Hagës kundërshton kërkesën për lirim të përkohshëm të krerëve të UÇK-së, pas përgjimeve të reja

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka kërkuar lirim të përkohshëm nga paraburgimi, duke argumentuar se me përfundimin e dëshmive të Prokurorisë, nuk ka arsye për të vazhduar masën e paraburgimit. Megjithatë, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke paraqitur përgjime të reja të bëra në Qendrën e Paraburgimit, të cilat ata i kanë pasur për dy vjet, dhe që tani i kanë dorëzuar tek gjyqtarët e Speciales. Prokuroria ka theksuar se këto përgjime dëshmojnë për tentativa të ndikimit tek dëshmitarët dhe abuzim me vizitat jo të privilegjuara, duke kërkuar që kërkesa për lirim të përkohshëm të mos aprovohet. Përgjimet, që janë përdorur edhe në rastin e Hashim Thaçit, kanë të bëjnë me tentativat për të ndikuar tek dëshmitarët dhe frikësimin e tyre, duke u munduar të influencojnë deklaratat e tyre përpara Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …