leoni

Prokuroria e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Albin Kurti

Prokuroria e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Albin Kurti. Deputeti i VV-së në këto momente gjendet në prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë. Ai dyshohet për tri vepra penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, mbajtje të armës dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.  Burime të KosovaPress brenda Pallatit të Drejtësisë tregojnë se Albin Kurti nuk ka pranuar që të merret në pyetje nga prokuroria Fikrije Krasniqi.  Kërkesa e Kurtit është që të mos deklarohet në asnjë formë para prokurores Krasniqi. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Kurti ka marrë avokat apo është duke u vetëmbrojtur.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …