Gjukanoviq

Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë, në ndjekje të bisedës për vrasjen e kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Prokuroria e Lartë e Shtetit,  në Podgoricë, ka hapur rast lidhur me bisedën për vrasjen e  kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,  thuhet në njoftimin për opinion. Në vazhdim të procedurës do të ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për verifikimin e pretendimeve mediatike dhe vërtetimin e të gjitha fakteve, pas së cilës do të vendoset për rastin”, ka thënë kryetarja e Prokurorisë, Lepa Medenica. Mediat në Mal të Zi  raportuan se  pjesëtari i grupit të organizuar kriminal “Predha” Srxhan Vukiç, i cili para dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit të vitit 2020 ka qenë truprojë e Marko Milaçiç, dhe Zlatko Drashkoviç, kanë diskutuar për vrasjen e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviç, tha se materialet e publikuara sot në bazë të të cilave mund të vërtetohet pa mëdyshje se anëtarët e klanit ‘Predha’ kishin plane për të vrarë presidentin Gjukanoviç, është alarmant dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga sektori i sigurisë dhe nga prokuroria kompetente. Ai saktësoi se ky grup kriminal së bashku me partitë politike dhe mediat “me sa duket kanë bërë fushatë të përbashkët për zgjedhjet e 30 gushtit për të marrë pushtetin me synojnë realizimin e interesave të strukturave të caktuara kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …