Bashkësia Islame e Serbisë ka reaguar kundër përdhosjes së Xhamisë në qytetin e Nishit, ku tani për tani, persona të panjohur kanë shkruar grafite të ndryshme. Të përkujtojmë me këtë rast se në vitin 2004, me rastin e revoltës qytetare në Kosovës, serbët kishin djegur këtë xhami ndër të vetmet në Serbi, e cila dikur kishte jo më pak se 3400, xhami, mesxhide dhe shkolla fetare islame. Pavarësisht përdhosjes së xhamisë së Nishit, Prokuroria e Serbisë ka bërë të ditur se nuk është fjala për vepër penale por vetëm me një kundërvajtje të thjeshtë, bën të ditur Tanjug. Shkrimi i grafiteve, qoftë edhe afër Manastirit të Deçanit, në Kosovë konsiderohet vepër e rëndë penale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …