Prokuroria e Tiranës deklaron se, nga hetimi deri tanishëm lidhur me subjektin politik Partia Demokratike, në kuadër të shpenzimeve elektorale të vitit 2017, kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës theksohet se PD ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh. “Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë janë marrë në pyetje ditën e sotme më datë 25.03.2019, shtetasit Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani”, sqaron organi i akuzës Prokuroria e Tiranës thekson më tej se “duke marrë shkak nga interesimi i medies për hetimin që po zhvillohet bëjmë me dije se, objekt i hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën elektorale të vitit 2017. Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …