leoni

Ukraine

Prokuroria e Ukrainës ka njoftuar se nga fillimi i luftës e deri më tani 158 fëmijë janë vrarë dhe 258 janë plagosur

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se nga fillimi i luftës e deri më tani, në Ukrainë janë evidentuar 158 fëmijë të vrarë por dyshohet se numri i tyre mund të jetë edhe më i madh. Shumica e viktimave janë në rajonin e Kievit (75). Pasuar nga rajoni Donetsk (73), Kharkiv (56), Chernihiv (47), Mykolaiv (32), Luhansk (31), Zaporizhzhia (22), Kherson (29), Sumy (16), Zhytomyr (15), Kiev qyteti (16). Përveç 158 fëmijë të vrarë, gjatë luftës së deritashme në Ukrainë, njoftohet se janë plagosur edhe 258 fëmijë të tjerë. Prokuroria e Ukrainës ka njoftuar se janë duke bërë përditësimin e të dhënave për të vrarët dhe të plagosurit, në vazhdimësi dhe se ky numër sa vjen e po rritet.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …