Prokuroria ka bërë të ditur se është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, lidhur me ndërtimet pa leje në këtë park turistik

Prokuroria ka bërë të ditur se është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, lidhur me ndërtimet pa leje në këtë park turistik

Sot është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, lidhur me ndërtimet në Brezovicë, operacion i cili ka filluar më 21 dhjetor të viti të kaluar.  Lajmin e ka bërë të ditur për mediet  kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari. Në kuadër të këtij aksioni, sot po bastiset edhe Ministria e Mjedisit. Më  21 dhjetor, të viti të kaluar  Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet. Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës. Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës. Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’. Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikoliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe. Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …