Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se ka filluar hetimet lidhur me rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili rrëfen se ia kanë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila thotë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Por, në raportin vjetor të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Mirsad Shkreta ka deklaruar para të gatshme në dy institucione financiare, tri llogari në emër të bashkëshortes dhe një në të prindit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …