Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër deputetëve të opozitës: Ismajl Kurteshi, Fisnik Ismajli dhe Haxhi Shala

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër deputetëve të opozitës: Ismajl Kurteshi, Fisnik Ismajli dhe Haxhi Shala  për sikur thuhet mbajtjen apo hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sipas aktakuzës, Kurteshi e Shala ngarkohen me dy vepra penale: përdorimi i mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndërkaq, deputeti Ismajli do të gjykohet për armëmbajtje pa leje dhe pengim të personit zyrtar. Deputetët e kanë quajtur aktakuzën të pavlerë dhe me prapavijë politike. Madje, ata kanë thënë se nuk janë njoftuar fare nga Gjykata apo Prokuroria për ngritjen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …