Prokuroria kërkoi të pranohen si prova materiale shtesë, paragrafët 18-21 të seancës përgatitore, por u kundërshtua nga mbrojtja

Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale,  në Hagë, në gjykimin që ka filluar kundër  katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova- materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore. Propozim u kundërshtua nga avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë. Pas kundërshtimit të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi mbyllje  në seancë private për parashtrimin e pyetjeve lidhur me të njëjtat. Dëshmia e dëshmitares së parë, pritet të zgjasë katër ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …