Vrasja e Hamide Magashit, ka tronditur gjithë vendin. Ajo mbeti e vrarë në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë pasi ish-burri i saj e shkrepi tri herë armën. Mirëpo sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj më 8 shtator të këtij viti, në zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në Ferizaj është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj tashmë të dyshuarit për vrasjen. Ky urdhër iu ka dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatë. Ndaj Sokol Halitit, i dyshuar për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, Prokuroria thotë se ishte ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …