Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me kërcënimet në internet drejtuar ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill. Kërcënimet u bënë pas një vizite të ambasadorit amerikan me 15 prill në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, ku ai u takua me profesorin e atij fakulteti dhe gazetarin Dinko Gruhonjiç. Grupet e djathta në Serbi akuzojnë profesorin për përhapjen e urrejtjes në paraqitjet e tij publike, ku kritikon rritjen e nacionalizmit në vend. Pas vizitës, ambasadorit Hill dhe profesorit Gruhonjiç u janë drejtuar kërcënime, kryesisht përmes rrjetit Telegram, duke përfshirë kërcënime me vrasje dhe fotografi të ambasadorit nën shënjestrën e një pushke snajper. As ambasadori Hill, as ambasada amerikane në Beograd dhe as Departamenti i Shtetit nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me kërcënimet. Vizita e ambasadorit Hill në fakultet ndodhi dy javë pas bllokadës katërditëshe të këtij fakulteti, të organizuar nga grupet e djathta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …