Prokurori, Ali Uka ka paralajmëruar se së shpejti do të përpilojë një raport mbi vrasjen e ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pista. Pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka caktuar këtë rast për prokurorin, Ali Uka, ai ka bërë të ditur se tashmë i ka nisur një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës për të marrë një raport të plotë të punës rreth këtij rasti. “Policia brenda javës do të përgatitë raportin nga rezultatet e përgjimeve në një përmbledhje të rastit”, ka thënë prokurori, Uka. Ndërkaq, motra e Elvis Pistës, Beatrisa Pista-Demiri ka thënë se vrasja e vëllait të saj është shumë afër zbardhjes. Sipas saj, kjo vrasje ishte e përgatitur në “mënyrë profesionale aq sa ka dalë të jetë kafshatë e madhe për hetuesit vendor”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …