Policia e Kosovës lanson sot projektin sensibilizues “Përqendrohu në Ngasje”, dedikuar sigurisë në trafik

Prokuroria Speciale arrestoi një malazez nga Vitomirica e Pejës, për shkak të dyshimit për Krime lufte kundër popullsisë shqiptare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur  se pas një pune disa mujore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka arrestuar shtetasin M.D malazez  nga Vitomirica e Pejës, për shkak të dyshimit për Krime  lufte kundër popullsisë shqiptare gjatë kohës së luftës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se, pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot, me datën 27.06.2022 ka arrestuar shtetasin M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, malazez, shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe më 7 maj të vitit 1999 në rajonin e Pejës, ku  serbët kishin  vrarë nëntë shqiptarë dhe nga ajo ditë konsiderohen të zhdukur pesë   civilë shqiptarë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …