Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, lidhur me mos-pranimin e kryeministrit Kurti, për t’ u marrë në pyetje

Prokuroria Speciale e Kosovës  po planifikon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kryeministrin Albin Kurti,  nuk ishte paraqitur dy herë për të dhënë dëshminë e tij për rastin penal të ‘rastin e rezervave shtetërore’. Kurtit është thirrur  për herë të tretë që të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale, për të sqaruar rastin në cilësinë e dëshmitarit. Edhe hera e tretë për Prokurorinë ka rezultuar njëjtë si dy thirrjet paraprake, pasi kryeministri, nuk i është përgjigjur pozitivisht edhe thirrjes së tretë për t’u paraqitur para prokurorëve të Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi e Valdet Gashi. Portali KALLXO.com ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale, lidhur me ftesën për kryeministrin Kurti, por nuk ka pranuar përgjigje. As në  pyetjen drejtuar Zyrës së Kryeministrit Kurti nuk është kthyer përgjigje, lidhur me këtë rast ku dyshohet me të drejtë se ka gisht edhe Kurti, meqë po i ikë dëshmisë, duke injoruar  ftesat e Prokurorisë së Shtetit, një rast i paprecedent në shtetet demokratike të botës.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në

Autoritete të KFOR-it kanë  konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …