Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Nagip Krasniqi, krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale

  Prokuroria Speciale e Kosovës i  ka  ngritur aktakuzë Ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

 Prokuroria Speciale e Kosovës i  ka  ngritur aktakuzë Ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Dyshimet janë se ai kishte filluar të keqpërdorë detyrën zyrtare ende pa i bërë dy javë nga dita kur ishte emëruar në këtë pozitë e deri ditën kur ishte arrestuar, në prill të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro. Rreth 16 muaj i janë dashur kohë Prokurorisë Speciale për ta ngritur aktakuzën ndaj ish-Krye-shefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit. Krasniqi dyshohet se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar nga 15 tetori i vitit 2021 deri më 19 prill 2023, kur edhe u arrestua. Në një pjesë e aktakuzës, që është publikuar në media. thuhet se Nagip Krasniqi dyshohet se i ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e energjisë në Kosovë, pa pasur e njëjta licencë. Keqpërdorimin e detyrës dyshohet se ai e kishte filluar ende pa i bërë dy javë nga marrja e detyrës së Kryeshefit. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë me 4 tetor 2021. Nga veprimet e Krasniqit thuhet se KEK është dëmtuar për mbi 3 milionë e 230 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …