Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shqipfolësi i Serbisë me inicialet: M.A., i cili akuzohet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Izbicë të Skenderajt. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se A.M. është i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Serbisë. Prokuroria Speciale e Kosovës njofton opinionin se është ndaluar një person për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal në fuqi. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Serbisë, dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim. Më 23 mars të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe vranë e masakruan mbi 147 qytetarë shqiptarë në fshatin Izbicë të Drenicës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …