leoni

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi i dyshuar se ka dhunuar një grua gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi se  ka dhunuar seksualisht një grua gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit të prokurorisë, kjo është aktakuza e parë e këtij lloji në mungesë pasi janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin. Sipas Prokurorisë, i akuzuari kishte qenë pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë. Ai sipas aktakuzës ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare, e cila pësoi “lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike”. Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. ka të dhëna për rreth 900 viktima. Kjo ditë, sipas autoriteteve, është shpallur për “ta njohur dhimbjen” e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe për t’i kontribuar kujtesës kolektive.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …