Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një serbi për Krime të luftës kundër popullsisë civile. Prokuroria saktëson se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special, kundër të pandehurit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Krime të luftës kundër popullsisë civile’’. Bëhet e ditur se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 16 civilëve shqiptarë, më 8 maj të vitit 1999, në fshatin Staradran të komunës së Burimit. I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë, në paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …