Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka dhe asamblistit të kësaj lëvizje në Prishtinë, Egzon Azemi. Këta dy zyrtarë akuzohen për nxitje të përçarjes dhe mos-durimit. Të pandehurit duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, Dejan Pantiq është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Konkretisht bëhet fjalë për nxitje të urrejtjes dhe mos-durimit ndaj një prokurori dhe një gjyqtari, në lidhje me ndryshimin e masës së paraburgimit, të ish-policit, Dejan Pantiq. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …