Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Nagip Krasniqi, krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur “KEK”, kundër 3 të pandehurve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin e njohur “KEK” kundër 3 të pandehurve.  Sipas njoftimit, të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim. Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi, i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …