Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar një shtetas i Kosovës i nacionalitetit shqiptar me inicialet D. Sh. Arrestimi i tij është bërë duke u bazuar në dyshimet se ai ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj. Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …