Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamentin Special, kundër një shtetas boshnjak, për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. I pandehuri akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e tre civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, ngjarje që ka ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë. Përveç kësaj, hetimet kanë zbuluar se ai ka qenë i përfshirë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Aktakuza tashmë i është kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtejshme. Aktualisht, i pandehuri ndodhet në paraburgim, bazuar në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë është lënë pas dore nga qeveria aktuale
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë …