Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Kosovës, po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore, të cilat i ka ndarë, jashtëligjshëm, Qeveria-Kurti

Prokuroria Speciale e Kosovës, po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore. Lajmin  e ka bërë të ditur, zëvendës kryeprokurori i kësaj prokurorie, Valdet Gashi, derisa po prezantonte raportin vjetor të punës se kësaj prokurorie, në mbledhjen e 261-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Anëtari i KPK-së, Arian Gashi, pyeti se pse ka një disbalancë mes lëndëve të kryera të disa prokurorë, duke thënë se disa prej tyre kanë kryer vetëm gjysmën e lëndëve që kanë në punë, e disa prej tyre dyfishin e tyre, duke qenë se PSRK-së iu kanë shtuar 9 prokurorë të rinjë. Për këtë, zëvendës-kryeprokurori Gashi u përgjigje duke thënë se prokurorët e rijnë kanë filluar punën në qershor të vitit të kaluar dhe janë angazhuar me hetimin e kontratave njëburimore. Sipas tij, po hetohen 1 mijë e 600 kontrata njëburimore për të cilat tha se nuk ka informacione dhe duhet të analizohen, për çka tha se janë aktivizuar dhe janë duke pritur informata nga Policia. GazetaExpress

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”

Kryetari  i LDK-së, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares …