Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë së Qeverisë Kurti, kundër Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat. Lajmin lidhur me vendimin për hedhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar prokurori special, Milot Krasniqi, bën të ditur “Betimi për drejtësi”. Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social, nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Në lidhje me këtë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili kishte publikuar lajmin për ngritjen e këtij kallëzimi penal, ka hezituar të komentojë hedhjen e kallëzimit penal. Vetëvendosja gjatë fushatës zgjedhore kishte paralajmëruar se do të burgoste, madje edhe do të tërhiqte zvarrë zyrtarët e korruptuar sipas pretendimeve së tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …