Prokuroria Speciale ka ftuar për ta marrë në hetime, militantin, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje

Prokuroria Speciale ka ftuar për ta marrë në hetime, militantin, Sami Kurteshin nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka njoftuar se ftesa  është bërë pas deklaratave që ai  kishte bërë në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale”, ka theksuar ai. Më herët, po për këtë rast, është marrë  në pyetje ministrja e  Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin Dehari. Vetëvendosje ka implikuar në rastin e Astrit Deharit, AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë për arrestimet e aktivistëve të tyre lidhur me sulmin që kishte ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës në korrik të vitit 2016.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …