Kisha serbe

Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhëresë për gërmimet te Kisha serbe në Kompleksin e Universitetit të Prishtinës

Në kompleksin e Universitetit të Prishtinës, te Kisha serbe e kohës së regjimit pushtues të Milosheviqit, së shpejti do të fillojnë gërmimet, meqë dyshohet  për një varrezë masive, ku serbët kanë varrosur viktimat shqiptarë. Gërmimet janë paraparë të zgjasin dy ditë. Drejtori i Departamentit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se javën e ardhshme,  afër kishës serbe  do të fillojnë gërmimet vlerësuese për varrezë masive. Gërmimet vijnë pas informatave të dy qytetarëve të ndryshëm që thonë se gjatë vitit 1999 kanë parë forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion. Ndërkaq koordinatori i Komisionit qeveritar për Persona të zhdukur Kushtrim Gara, ka thënë se me kërkesë të këtij Komisioni dhe familjarëve të të pagjeturve Prokuroria Speciale ka lëshuar po ashtu urdhëresë duke autorizuar gërmimet.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …