Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale ka ngrehur një aktakuzë për Krime Lufte, kundër pesë serbëve të Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të premten për ngritjen e një aktakuze ndaj pesë serbëve të Kosovës, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Gjilanit. Të akuzuarit, me inicialet D.C., D.N., M.Sh., N.S., dhe S.J., përballen me akuza për bashkëkryerje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e tetë civilëve shqiptarë. Sipas aktakuzës, dy prej viktimave janë djegur, ku njëri prej tyre ishte gjallë në momentin e djegies. Grupi i akuzuar, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të armatosur dhe veshur me uniforma të kamufluara dhe të policisë apo ushtrisë serbe, dyshohet se ka: Rrahur dhe torturuar civilë shqiptarë, Plaçkitur dhe dëbuar popullsinë, Kryer veprime mizore që përfshijnë djegien e viktimave. Nga përfundimi i luftës më 1999, janë dënuar rreth 70 persona për krime lufte në Kosovë, ndërsa hetimet fillimisht janë udhëhequr nga UNMIK dhe më pas nga EULEX. Në vitin 2018, këto lëndë iu transferuan autoriteteve vendore të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …