leoni

Prokuroria e Shtetit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza ndaj dy ministrave të Qeverisë Haradinaj

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza ndaj dy ministrave të Qeverisë Haradinaj. Pas Besim Beqajt dhe të tjerëve në rastin “Pronto”, këtë të enjte u bë e ditur se kjo prokurori ka akuzuar edhe ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai akuzohet për veprat, përvetësim në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte në krye të Komunës së Gjakovës.

Ministri Lekaj  reagoi pasi për aktakuzën  është njoftuar nga mediet derisa ka shpjeguar  se rasti kishte ndodhur para 10 vjetëve dhe kishte të bënte me subvencione. “Ashtu siç kam qenë, do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, për t’i përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë. Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë, jam i gatshëm ta respektoj. Por, nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencën dhe presionin”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …