Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për spiunazh kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh. Të dyshuarit ishin arrestuar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa prokuroria ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se secili prej tyre ka kryer veprën penale të spiunazhit, sipas nenit 124 të KPRK-së. Përveç kësaj, Muharrem Qerimi po akuzohet edhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.” Prokurori ka kërkuar nga gjykata që të dyshuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen, duke kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …