KEK reagon pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc: Jemi në kontakt me autoritetet për sanim të situatës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur ditë më parë në fshatin Varagë, janë shoqëruar 10 persona të dyshuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur ditë më parë në fshatin Varagë të Komunës së  Zubin Potok-ut, në pjesën e kanalit të “Ibër Lepencit’, se më 30.11.2024,  Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin Special nga Prokuroria Speciale ka kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”,  nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve”. “Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …