Vetëvendosja e Albin Kurtit, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut

Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit

Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti, për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai  ka thënë për RTK-në se Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.  “Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër. Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, ka thënë Kryeziu. Kryeministri Kurti ishte ftuar të hënë nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar si dëshmitarë, por nuk ishte paraqitur, me arsyetim se  ndodhej për vizitë zyrtare jashtë vendit

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …